Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Qeveria në hije” e PDK-së kompletohet deri në fund të janarit, thotë Ismajli (VIDEO)

NULL NULL
14.01.2023 12:24

Koordinatori për Bujqësi në Kabinetin për Qeverisje së Mirë të PDK-së, Naim Ismajli, ka konfirmuar se deri në fund të janarit, ky kabinet do të jetë i kompletuar me të gjithë koordinatorët.

“Kemi dhënë hapësirë që të bëhet një kabinet profesional. Ia ka vlejtur që ka marrë kaq kohë, sepse do të ndërtohet një kabinet që do të ketë angazhimin profesional. Kabineti do të jetë kontrollues i fuqishëm i qeverisë – jo vetëm për të kritikuar – por për të dhënë alternativa si të bëhet më mirë”, është shprehur Ismajli, në emisionin Portofol në Klan Kosova FM.

Ismajli tha se koordinatorët e emëruar, ndonëse kabineti është i paplotësuar, mbajnë takime të rregullta që nga maji kur është prezantuar “Qeveria në hije”.

“Një herë në javë të paktën takohemi në zyrat e PDK-së dhe diskutojmë për temat më të mëdha, si siguria, ekonomia, politika e jashtme…

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.