Qeveria në detyrë nga nesër pranon vlerësimet e komunave, për kompenzim të dëmeve nga vërshimet

Qeveria në detyrë nga nesër pranon vlerësimet e komunave, për kompenzim të dëmeve nga vërshimet

NULL NULL
3 ditë më parë

Kryeministri në detyrë i vendit, Avdullah Hoti, ka vizituar sot Komunën e Kamenicës.

Ai bashkë  me kryetarin e kësaj komune, Qëndron Kastratin, kanë ndaluar në fshatin Koretin, për të parë nga afër dëmet të cilat janë shkaktuar nga reshjet e shumta që ndodhën së fundi, njofton Klan Kosova.

”Sot bashkë me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, vizitova fshatin Koretin, për të parë nga afër dëmet të cilat i kanë shkaktuar reshjet e ditëve të fundit.

Dua të ritheksoj se, është shumë me rëndësi që nuk ka asnjë viktimë si pasojë e vërshimeve dhe kjo tregon ngritjen e kapaciteteve e institucioneve që të reagojnë në raste të tilla”.

Ai konfirmon se nga nesër, në bazë të Fondit Emergjent, Qeveria në detyrë, është e gatshme të pranojë vlerësimet e dëmeve nga komunat për mundësitë e kompenzimit të tyre fillimisht për shtëpi të banimeve, njofton Klan Kosova.

”Me krijimin e Fondit Emergjent, përmes rezervës shtetërore, nga nesër Qeveria në detyrë, do të jetë e gatshme të pranojë vlerësimet e dëmeve nga komunat dhe në përputhje me mundësitë buxhetore të kompensojnë një pjesë të dëmeve për pjesën e parë, pra për shtëpi të banimeve”.