21:07, 23 Maj 2020

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar vendimin për inicimin e procedurave për shpalljen muze të ish-burgut  në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, transmeton Klan Kosova.

Nga Zyra e Kryeministrit thonë se ky vendim u mor në mbledhjen e 34-të të qeverisë në detyrë.

“Në mbledhjen e sotme, Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka shqyrtuar dhe miratuar edhe vendimin për shprehje të vullnetit dhe interesit që Ndërtesa e ish-burgut në Prishtinë, në rrugën “Luan Haradinaj”, të shpallet muze”.

“Me këtë vendim është obliguar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që, në koordinim me Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe Ministrinë e Financave dhe Transfereve, dhe në pajtim me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore, Ligjin për Institucionet e Kulturës dhe me legjislacionin tjetër në fuqi, të zhvillojë të gjitha procedurat e nevojshme dhe t’i propozojnë Qeverisë së Republikës së Kosovës themelimin e këtij Muzeu”, thonë nga Zyra e Kryeministrit.

Konkurs Pune

Lexo më shumë