0:25, 28 Maj 2020

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë ka thirr mbledhje elektronike.

Në mbledhjen e 36-të e Qeverisë, në të cilën është miratuar vendimi i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë për rihapjen e faltoreve dhe një vendim për shpronësime shtesë të pronave që preken nga ndërtimi i pikë-kalimit kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Stançiq të Komunës së Gjilanit.

“Qeveria e Kosovës me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë sipas të cilit ishin ndaluar tubimet në të gjitha hapësirat publike dhe private. Me plotësimet dhe ndryshimet e miratuara bëhet rihapja e xhamive dhe kishave për numër të reduktuar të besimtarëve në raport me sipërfaqet e këtyre faltoreve. Faltoret në këtë rast obligohen që t’ju përmbahen rekomandimeve të IKSHP-së dhe OBSh-së për ruajtje të distancës, përdorimin e maskave dhe të higjienës personale”- njofton Qeveria e Kosovës përcjell Klan Kosova.

Gjithashtu, në këtë mbledhje, ekzekutivi ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin shtesë për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i objektit të pikë-kalimit kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në Stançiq të Komunës së Gjilanit.

Konkurs Pune

Lexo më shumë