Qeveria miraton masat e reja, zgjatet orari për gastronomët

Qeveria miraton masat e reja, zgjatet orari për gastronomët

NULL NULL
1 muaj më parë

Qeveria e Kosovës, ka marrë masat e reja ndaj COVID-19 në mbledhjen e së premtes.

Në kuadër të këtyre masave, gastronomisë u është zgjatur orari edhe për një orë.

Në një nga pikat e aprovuara, është edhe lejimi i ceremonive fetare, por në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga koronavirus.

Gjatë mbledhjes, u vendos që të gjithë qytetarët e huaj që do të vijnë nga vendet me risk të lartë, sipas listës zyrtarë të ECDC, duhet të dëshmojnë nëpërmjet testit RT-PCR se nuk janë të infektuar me COVID-19.

Matja e temperaturës është e obligueshme për të gjithë ata që hyjnë në objekte publike dhe private.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të Qeverisë dhe vendimet: