Qeveria miraton dy nisma të marrëveshjeve me Austrinë e një me Malin e Zi NULL NULL 15.03.2023 19:08 15.03.2023 19:08 Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike ka miratuar tri nisma që kanë të bëjnë me lidhjen e marrëveshjeve me Austrinë e Malit të Zi. Nisma e parë që u miratua nga qeveria është ajo për lidhjen e marrëveshjes për ndryshimin dhe plotësimin e marrëveshjes për transportin ndërkombëtar rrugor të mallrave dhe të transportit të kombinuar në mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Austrisë. “Nismën për lidhjen e Marrëveshjes për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes për Transportin Ndërkombëtar Rrugor të Udhëtarëve si shërbim i rregullt dhe jo i rregullt ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë”, bëhet e ditur në njoftimin e qeverisë, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa, me Malin e Zi, Kosova miratoi nismën për lidhjen e marrëveshjes për shërbime ajrore. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 2 months