Qeveria merr vendim që t'i subvencionojë 581 specializantë shëndetësorë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qeveria merr vendim që t’i subvencionojë 581 specializantë shëndetësorë

NULL NULL
08.02.2023 10:49

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i subvencionojë 581 specializantë shëndetësorë të cilët kanë qene deri tash duke u vetëfinancuar.

Në lidhje me këtë, i pari i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se kjo do të ndikojë pozitivisht edhe në ofrimin e shërbimeve gjithëpërfshirëse dhe do t’iu mundësojnë qytetarëve qasje më të lehtë e cilësore në shërbime shëndetësore.

Vitia, tutje u shpreh i shqetësuar edhe me ikjen e kuadrove shëndetësore nga Kosova, ku tha se rol të drejtpërdrejt ka stimulimi dhe krijimi i një ambienti tërheqës për ta nga vendet e tjera.

“Përveç kësaj, edhe vendet e tjera tash e një kohë po përballen me këtë problematikë ndaj së cilës kanë ndërmarrë hapa për të rritur numrin e mjekëve përmes stimulimit dhe krijimit të një ambienti tërheqës për ta. Në ndikimin e këtyre masave, Kosova po ndikohet drejtpërdrejt në ikjen e kuadrove shëndetësore, andaj ministria e konsideron pagesën e specializantëve me vetëfinancim si çështje me prioritet për vendin”, është shprehur Vitia, njofton Klankosova.tv.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme, qeveria mori vendim edhe për pagesën e 10 specializantëve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi.