Qeveria merr vendim për pagën e 13-të NULL NULL 30.03.2026 09:41 30.03.2026 09:41 Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për marrjen e pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik. Në mbledhjen e qeverisë, u veçua puna e palodhshme e këtyre punëtorëve, transmeton Klankosova.tv. Kryeministri Albin Kurti tha se paga e 13-të synon mbështetjen e qytetarëve dhe familjeve të tyre. Nga ana tjetër, ministri i Financave, Hekuran Murati theksoi se punëtorët që nuk i kanë përmbushur 12 muaj punë, paga e 13-të do të iu jepet e pjesshme. “Për personat që nuk i kanë mbushur 12 muaj të plotë të punës, do t’u takojë një pagë e pjesshme në raport me muajt që kanë punuar”, ka deklaruar Murati.