10:04, 19 Prill 2018

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së enjtes ka miratuar një platformë për dialogun final në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila do të procedohet në kuvend.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vlerësuar se dialogu do të rezultojë me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ka ardhur koha që qeveria t’i propozojë kuvendit një platforme për dialogun, e cila më pas do të miratohet nga deputetët si rezolutë. Në të janë të përfshira disa pika që i sigurojnë Kosovës, jo vetëm një proces të sigurt dhe transparent, mirëpo edhe proces gjithëpërfshirës për tërë spektrin politik”

Haradinaj ka bërë të ditur se do të njoftojë edhe zyrtarisht presidentin lidhur me këtë platformë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë