Lajmet e fundit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka uruar përmes një videomesazhi homologen Giorgia Meloni, në një ditë historike për qeverinë italiane, e cila, pas 1,413 ditësh në detyrë, bëhet qeveria më jetëgjatë në historinë e Republikës Italiane.
"Giorgia, lexoj që nga sot je shefja më jetëgjatë e qeverisë në historinë e Republikës Italiane. Isha mësuar keq unë që të ndërroja interlokutor në Romë me të njëjtin ritëm të ndryshimit të trajnerëve të Milanit!", e nis video-mesazhin Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare ka sfiduar po ashtu me humor homologen italiane që sipas tij tashmë duhet të thyejë rekordin e tij, për jetëgjatësinë ne krye të ekzekutivit, shkruan A2CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Që kur je ti në qeveri ka një ‘deficit’ demokracie të madh në Itali. Ke larguar burrat nga pushteti që tashmë është kthyer në një çështje mes grave, eksluzivisht mes grave. Çfarë të them e dashur Giorgia, tashmë ka një tjetër rekord për të thyer, rekordi im”, shprehet Rama në video-mesazh.
Un onore essere amici e alleati🇦🇱❤️🇮🇹 pic.twitter.com/CjrinMhCuy
— Edi Rama (@ediramaal) September 4, 2026