Qeveria Kurti pritet ta shfuqizojë vendimin e Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagës për vete NULL NULL 11.02.2020 21:23 11.02.2020 21:23 Mbledhja e dytë e Qeverisë së re të Kosovës, është caktuar të mbahet nesër, më 12 shkurt. Në këtë mbledhje pritet që Qeveria Kurti, të shfuqizojë vendimin e fundvitit të 2017-ës, që Qeveria Haradinaj kishte marrë për rritjen e pagës për vete, njofton Klan Kosova. Kjo siç bëhet e ditur është edhe pika e parë e rendit të ditës për mbledhjen e dytë të Qeverisë së re në krye me Albin Kurtin. Mbledhja pritet të nis në ora 10:00. Lidhur me këtë vendim që pritet të shfuqizohet nesër, ka dalur me një reagim në Facebook, edhe Zyrtari për media i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka. ”S’ është naj diferencë e madhe, Haradinaj e rriti rrogën për vete, Kurti e zvogëlon për vete atë. Nga 100% të ngritjes në -(100%) të atij vendimi”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 55 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 3 orë më parë