Qeveria Kurti me më së shumti ministre pas Pavarësisë (FOTO) NULL NULL 07.02.2020 14:20 07.02.2020 14:20 Gratë që janë vendosur në pozita drejtuese pas konstituimit të institucioneve të reja të Kosovës kanë marrë vëmendjen. Çështja e përfaqësimit gjinor që dikur ishte problem, nuk përbën diçka të tillë tash në Qeverinë që drejton Albin Kurti. Janë pesë ministre të emëruara në Qeverinë e re që tejkalojnë pragun e përfaqësimit gjinor të Kuvendit të Kosovës (30 përqind) me 33.33 përqind, njofton Klan Kosova. Hykmete Bajrami – Ministre e Arsimit, Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës, Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë, Rozeta Hajdari – Ministre e Ekonomisë dhe Emilija Redzepi – Ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal përbëjnë përqindjen më të madhe të pjesëmarrjes së grave në Qeveri në krahasim me qeveritë e tjera prej shpalljes së pavarësisë, ku tash numri i ministrive për dallim nga herët tjera është më i vogli, 15 sish. Ekzekutivi i kaluar që e drejtonte Ramush Haradinaj – në ditën e votimit – në përbërje kishte vetëm dy gra, Dhurata Hoxhën – Ministre e Integrimeve, dhe Albena Reshitajn si Ministre të Mjedisit. Në kabinetin qeveritar me 21 ministra, Hoxha dhe Reshitaj përbënin vetëm 9.5 përqind të përfaqësimit të grave në institucionin e Qeverisë. Dy gra kanë shërbyer në poste ministrore edhe në Qeverinë e Isa Mustafës e cila ishte votuar më 9 dhjetor 2014. Edita Tahiri, Ministre pa Portofol dhe Hykmete Bajrami, Ministre e Tregtisë, ishin gratë që punonin në ekzekutiv por që përqindja e përfaqësimit në këtë rast ka qenë pak më e lartë – 10 përqind, pasi që Mustafa nën menaxhim kishte 20 ministri – një më pak se Haradinaj. Ministre më shumë kishte pasur në Qeverinë paraprake, të cilën Hashim Thaçi kishte marrë votat për ta drejtuar nga 2011-ta. Edita Tahiri dhe Mimoza Kusari-Lila kanë qenë zëvendëskryeministre në këtë Qeveri. Kusari-Lila ka mbajtur edhe pozitën e Ministres së Tregtisë, ndërkaq Vlora Çitaku ka qenë Ministre e Integrimeve. Nga 17 ministri, plus pozita e zëvendëskryeministres që e ka mbajtur Tahiri, ky ekzekutiv i bie se gra në përbërje ka pasur 16.66 përqind. Afërisht ngjashëm ka qenë situata edhe më 2008, kur Thaçi kishte qeverisur për herë të parë. Justina Shiroka-Pula, Ministrie e Energjisë dhe Nekibe Kelmendi, Ministre e Drejtësisë, kanë qenë të vetmet që kanë drejtuar dikastere qeveritare në vitin e shpalljes së Pavarësisë. 14.28 përqind është pjesëmarrja e tyre në Qeverinë që kishte 12 ministra të tjerë. Përqindja e grave ministre: Qeveria e Albin Kurtit (03.02.2020) – 33.33 përqind Qeveria e Ramush Haradinajt (09.09.2017) – 9.5 përqind Qeveria e Isa Mustafës (09.12.2014) – 10.0 përqind Qeveria “2” e Hashim Thaçit (22.02.2011) – 16.66 përqind Qeveria “1” e Hashim Thaçit (09.01.2008) – 14.28 përqind *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vrasja e Liridonës, flet ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit 10 orë më parë
Kosova Qeveria mban mbledhje, kërkon nga Osmani autorizimin për kredinë 20 milionëshe nga BERZH-i 16 orë më parë