Qeveria “kurseu” në paga e shpenzime kapitale, thotë raporti i GAP-it NULL NULL 29.03.2023 18:49 29.03.2023 18:49 Instituti për Studime të Avancuara (GAP) ka publikuar të dhënat për shpenzimet buxhetore të Qeverisë së Kosovës. Sipas këtyre të dhënave, ekzekutivi “ka kursyer kuletën” në kategorinë e pagave dhe në atë të shpenzimeve kapitale, raporton Klankosova.tv. Kjo pasi, krahasuar me vitin 2021, në vitin 2022 kishte rënie të shpenzimeve buxhetore në këto dy kategori. “Rënie në kategorinë e pagave për 14.7 milionë euro apo -2.2% dhe shpenzimeve kapitale për 1.4 milionë euro apo -0.3%”, thuhet në publikimin e GAP-it. Ndërkaq, sipas këtij instituti, gjatë vitit 2022, krahasuar me vitin 2021, rritje të shpenzimeve buxhetore pati në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve për 31.2 milionë euro apo 10.2%, në subvencione dhe transfere për 222.3 milionë euro apo 26.4% dhe në shpenzime për komunali për 665 mijë euro apo 2.63%. Sipas grafikës së publikuar nga GAP-i, shpenzime kapitale më pak se këtë vit kishte vetëm në vitin e parë të pandemisë, vitin 2020 (krahasimet janë bërë nga viti 2017 deri më 2022). /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Ekonomi Ministria e Muratit realizoi vetëm 2% të buxhetit në investime kapitale, ajo e Rakiqit/Rashiqit 98% 10/04/2023
Ekonomi Normat e interesit ka të ngjarë të bien në nivelet si para Covid-it, parashikon FMN 11/04/2023
Ekonomi Rregullat fiskale, Gjermania dhe Holanda kërkojnë reduktim të borxhit për vendet e BE-së 11/04/2023