Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Qeveria juaj”, Kurti u premton artistëve të filmit mbështetje edhe më tutje

NULL NULL
24.11.2024 16:51

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka premtuar artistëve të filmit mbështetje edhe më tutje.

Në një postim në Instagram ka ndarë fotografi të aktorëve si Kushtrim Qerimi, Yzeir Meha, Safete Mustafa Baftiu, Tringa Hasani e Florent Salihu, duke i përgëzuar për rolin në skenën e teatrit të Gjilanit mbrëmë, njofton Klankosova.tv.

“Viteve të fundit po përjetojmë rritje të vëllimit dhe cilësisë së krijimtarisë artistike. Kjo ka bërë që aktiviteti kulturor të ketë shtrirje gjithëvjetore, një ofertë që publiku artdashës nuk e kishte më parë.
Përgëzime artistëve për punën dhe përkushtimin. Qeveria juaj do të vazhdojë të jetë pranë jush”, ka shkruar ndër të tjera Kurti, njofton Klankosova.tv.

Më poshtë postimi i plotë:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme