Qeveria i doli hakut mësimdhënësve të viteve të 90-ta - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qeveria i doli hakut mësimdhënësve të viteve të 90-ta

NULL NULL
11/04/2018
"Po të mos ndodhte kjo, ne do të detyroheshim të shkojmë në grevë, me afat të pacaktuar. Do të prekej edhe Testi PISA, edhe krejt procesi mësimor. Por fatmirësisht gjërat ndodhën ndryshe. Ka qenë obligim moral që të ndodhte kështu. Shteti i doli hakut kësaj gjenerate që ka sakrifikuar shumë për arsimin shqip"

Kryetari i Sindikatës të Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për ta çuar në procedura parlamentare ligjin që trajton punëtorët arsimorë të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se vendimi i ka gëzuar, meqë në të kundërtën do të detyroheshin të shkonin në grevë pa afat, që do ta dëmtonte pashmangshëm rrjedhën e procesit mësimor në vend.

“Pasi morëm lajmin nga mediat dhe në komunikim me zyrtarë, ne morëm lajmin e shumëpritur. Ky është lajm shumë i mirë për tërë arsimin në Kosovë, ngase na u hoq një barrë e rëndë. Të gjithë janë angazhuar për këtë ligj. Dua ta falënderoj edhe ministrin(Shyqyri Bytyqi), me të cilin kemi punuar fort në këtë drejtim. Ministri e mbajti fjalën, si edhe qeveria”.

“Po të mos ndodhte kjo(procedimi i ligjit), ne do të detyroheshim të shkojmë në grevë, me afat të pacaktuar. Do të prekej edhe Testi PISA, edhe krejt procesi mësimor. Por fatmirësisht gjërat ndodhën ndryshe. Ka qenë obligim moral që të ndodhte kështu. Shteti i doli hakut kësaj gjenerate që ka sakrifikuar shumë për arsimin shqip”.

“Ne nuk do të ndalemi, do të vazhdojmë me takimet me deputetët, në përpjekje që ky ligj të procedohet. Ne duhet të jemi korrekt me mësimdhënësit, duke iu treguar procedurat. Kryesorja është që qeveria e dërgoi në parlament”.

“Sindikatat duhet të jenë aktive dhe ta ngrisin zërin, sidomos kur kemi të bëjmë me kësi gjërash. Ne kemi vërejtur se edhe kërkesat tjera janë në procedurë. Do të punojmë edhe në ligjin për pagat, por edhe në atë të punës. Mendoj që tani po përfillen kërkesat e SBASHK-ut”. /klankosova.tv