Qeveria gjermane me paketë ndihme prej 200 miliardë eurosh për faturat e energjisë NULL NULL 29.09.2022 15:03 29.09.2022 15:03 Qeveria gjermane ka prezantuar planet për një paketë të re lehtësimi në faturat e enrgjisë, me vlerë 200 miliardë eurosh, pasi familjet po përballen me rritje të shpejtë të faturave. Paketa u njoftua në një konferencë shtypi nga kancelari Olaf Scholz, ministri i Ekonomisë, Robert Habeck dhe ministri i Financave, Christian Lindner. Masat e reja të lehtësimit përfshijnë një çmimi tavan të gazit që do të financohet nga Fondi i Stabilizimit Ekonomik (WSF), i cili fillimisht u krijua për të zbutur ndikimet ekonomike dhe sociale të pandemisë së koronavirusit në ekonomi, raporton DW, transmeton Klankosova.tv. Financimi i çmimit tavan të gazit ishte një sfidë e madhe për qeverinë, me Lindner që këmbëngulte që Gjermania të rivendoste kufijtë e saj në huamarrjen neto, të cilat ishin hequr përkohësisht gjatë pandemisë, deri në vitin e ardhshëm. Scholz foli për domosdoshmërinë e uljes së çmimeve të energjisë për konsumatorët dhe bizneset, duke thënë se çmimet e gazit duhet të ulen. “Qeveria gjermane do të bëjë gjithçka në mënyrë që çmimet të bien”, tha ai. Lindner tha se Gjermania tani po tregon fuqinë e saj në atë që ai e quajti një “luftë energjetike”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Meksikë: U dyshua për rrëmbimin dhe vrasjen e një 8-vjeçareje, turma vret brutalisht gruan (FOTO) 9 minuta më parë
Kosova Lajçaku përfundon detyrën si emisar për dialogun, nga shtatori me post të ri 22 minuta më parë