Qeveria Franceze, refuzon thirrjet e sindikatave për ndërmjetësim në ditën e 10 të protestave NULL NULL 28.03.2023 17:45 28.03.2023 17:45 Në një përpjekje për të thyer ngërçin të martën, shefi i Konfederatës Demokratike Franceze të Punës (Confédération française démocratique du travail) – CFDT, Laurent Berger propozoi “ndërmjetësim” në një përpjekje për të gjetur një kompromis me qeverinë franceze. Por propozimi u hodh poshtë menjëherë nga qeveria, përcjell klankosova.tv. “Ne nuk kemi nevojë domosdoshmërisht për ‘ndërmjetësim’ për të biseduar me njëri-tjetrin”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë franceze, Olivier Véran. Berger denoncoi “të papranueshme” përgjigjen e qeverisë, nga pozicioni i tij në krye të marshimit në Paris. Megjithatë, ai mori një mbështetje të papritur nga partia centriste MoDem (Mouvement Democrate), anëtarë të koalicionit qeverisës. “Është mirë të kesh një ose dy njerëz që kërkojnë dialog dhe bëjnë një hap prapa”, tha shefi i MoDem, Jean-Paul Mattei. Qeveria franceze zemëroi sërish sindikatat të martën duke refuzuar papritur kërkesat e tyre për një “pauzë” në planet e reformës së pensioneve për të lejuar një periudhë ndërmjetësimi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Publikohet momenti i shembjes së kishës meksikane, arrin në dhjetë numri i të vdekurve (VIDEO) 17 minuta më parë
Lajme Katalin Karikoo dhe Drew Weissman fitojnë Nobelin në Mjekësi për vaksinën kundër COVID-19 46 minuta më parë