Qeveria e rikthen ligjin, pas 48 orëve NULL NULL 08.05.2015 14:23 08.05.2015 14:23 Dy ditë pas heqjes së heqjes së ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, ekzekutivi ka vendosur që ta rikthejë e ta aprovojë atë. Vetëm 48 orë pas heqjes së ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të njëjtin me pak ndryshime ta aprovojë për ta dërguar në Kuvend. Me këtë rast, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi tha se e risollën projektligjin në fjalë në afat rekord. Sipas Kuçit, ky projektligj ka tre qëllime kryesore por kryersoja është arritja e luftimit të konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, raporton Klan Kosova. Ekzekutivi gjatë mbledhjes së të premtes do të shqyrtojë edhe strategjinë kombëtare dhe planet e veprimit kundër trafikimit me njerëz./Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sonte në Kiks Kosova - Të bijat fajësojnë mjekët në Gjakovë dhe Rahovec për vdekjen e babait (VIDEO) 23 orë më parë