Lajmet e fundit

Albin Kurti është zgjedhur për herë të katërt kryeministër i Kosovës, pasi Kuvendi miratoi përbërjen e re të Qeverisë së tij.
Në seancën e së dielës, Kurti paraqiti programin qeverisës, duke përmendur ndër prioritetet e tij edhe vendimin e ardhshëm të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ai premtoi rritje të pagës mesatare në 1 mijë euro, shtesa për shërbyesit civilë, vazhdimin e mbështetjes për fëmijët, lehonat dhe gjyshet, si dhe investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe arsim.
Në fushën e sigurisë, Kurti premtoi jetësimin e xhandarmërisë dhe ndërtimin e fabrikës së municioneve, ndërsa përmendi edhe projekte në teknologjinë informative dhe zhvillimin e valutës digjitale.
Përbërja e re e Qeverisë u miratua me 62 vota për dhe 8 kundër. Kabineti i ri në masë të madhe ruan emrat e Qeverisë së kaluar.
Ndiqni kronikën: