Qeveria e Maqedonisë intensifikon punimet në autostradën në drejtim të Kosovës - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qeveria e Maqedonisë intensifikon punimet në autostradën në drejtim të Kosovës

NULL NULL
10/09/2018

Ekzekutivi në Maqedoni ka futur në listen prioritare autostradën me Kosovë.

Ndërtimi i aksit Bllacë- Shkup do të filloj në pranverë. Do të punohet në dy faza.

Në fazën e parë do të ndërtohen 1,6 kilometra ndërsa njëkohësisht do të punohet në projektimin e dhjetëra kilometrave tjerë, nga gjithsej 13. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski nuk deshi të komentojë sa do të kushtojë projekti në fjalë.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski thotë se  “Pritjet tona, në bazë të vendimit që e mori Këshilli ekonomik i Qeverisë, prioriteti kryesor është aksi Shkup- Bllacë, krahas autostradave tjera që ndërtohen. Këtë desha ta njoftoj. Kështu që, ky aks do të filloj të ndërtohet pranverën e ardhshme. Kam kujdes për këto gjëra, sepse ne duhet një ditë të dalim para qytetarëve dhe të njoftojmë sa mjete janë shpenzuar sepse mund të krijohet ndonjë situatë tjetër”, shkruan Alsat-M, përcjellë KlanKosova.

Para një jave numri dy i ekzekutivit Bujar Osmani deklaroi se autostrada Shkup- Bllacë do të kushtojë rreth 100 milionë euro. Fondet do të sigurohen nga Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim ndërsa një pjesë nga arka e shtetit.

“Sipas projektit bazë që jemi duke e përgatitur me mjetet e Fondit evropiane për Ballkanin Perëndimor që i siguroi Sekretariati për çështje evropiane, parashihen katër tunele dhe nëntë ura në këtë trase prej 12,4 kilometra- tha Bujar Osmani.”

Kjo autostradë pritët të jetë gati në fund të vitit.