11:37, 20 Maj 2019

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mbajnë takimin e radhës koordinues në Tiranë.

Në takim do të diskutohet lidhur me marrëveshjet e nënshkruara më 26 nëntor të vitit të kaluar në Pejë, njofton Klan Kosova.

Fjalën hyrëse do ta mbajnë zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i cili mban edhe postin e koordinatori kombëtar, si dhe zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Bahçe.

Ndërkaq, ministrat e të dyja qeverive do të flasin mbi zbatimin e marrëveshjes mes dy vendeve për hapjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe përmirësimin e infrastrukturës në pikën kufitare Morinë-Vërmicë dhe tema të tjera.

Takimi do të mbyllet në orën 15:00.

Konkurs Pune

Lexo më shumë