Qeveria e Kosovës: 35 përqind e popullatës së rritur janë vaksinuar me dy doza – deri në fundvit pritet të tejkalohet 60 përqindëshi NULL NULL 19.09.2021 17:55 19.09.2021 17:55 Rreth 35 përqind e popullatës së rritur mbi moshën 18 vjeçare janë të vaksinuar me dy doza të vaksinës anti-COVID. Sipas Qeverisë së Kosovës deri më tani numri i qytetarëve të vaksinuar me dy doza është mbi 440 mijë. Ekzekutivi me anë të njoftimi bëri të ditur se janë në rrugë të mbarë ta tejkalojnë vaksinimin e 60 përqindëshit të popullatës. “Deri tani mbi 440.000 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza apo 35% e popullatës së rritur – mbi 18 vjeç. Procesi i vaksinimit po vazhdon dhe me këtë ritëm jemi në rrugë të mbarë që të tejkalojmë cakun prej 60% të popullatës së rritur deri në fund të vitit”. “Ndërkohë, këtë javë numri i rasteve të reja ka pësuar rënie të ndjeshme, sikurse edhe rasteve të hospitalizuara. Nga sot kemi nën 10.000 raste aktive, për herë të parë pas 15 gushtit, kurse sot pozitivitet i rasteve të reja është vetëm 2.98%, më i ulëti që nga 2 gushti”. “Familjeve të viktimave nga COVID-19 u shprehim ngushllimet më të sinqerta. Le të vazhdojmë me kujdes, duke i respektuar masat dhe duke u vaksinuar. Bashkë ia dalim!”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 1 orë më parë