16:28, 16 Maj 2019

Ambasadori i Venezuelës në Kombet e Bashkuara, Jorge Valerdo, ka thënë këtë të enjte se qeveria e këtij vendi dhe një pjesë e “opozitës demokratike” ka zhvilluar bisedime.

Ai ka treguar se këto bisedime janë mbajtur në Norvegji, ndërsa ka thënë se pjesëtarët e opozitës që kanë qenë në takim nuk janë ata të cilët i përkrahë Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, transmeton Klan Kosova.

“Është një opozitë që mund të klasifikohet si demokratike, por të tjerët janë thjeshtë marioneta të mbretërisë së SHBA-së”, është shprehur Valero pa dhënë detaje të tjera.

“Mund të konfirmoj se ka pasur dialog, por që nuk mund të lëshohem në detaje”.

Ai e ka quajtur presidentin amerikan “kriminel lufte”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë