Qerkini: Ndaj Behramajt nuk ka urdhërarrest (FOTO) NULL NULL 22.02.2023 17:17 22.02.2023 17:17 Avokati i Adil Behramajt, Artan Qerkini, për Klan Kosovën ka bërë të ditur se ndaj Adil Behramajt, ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi, nuk ka urdhërarrest, pra nuk mund të arrestohet pas bastisjes së banesës së tij. Qerkini nuk ka dhënë detaje në lidhje me arsyen e bastisjes së banesës së Behramajt, as për kohëzgjatjen e kësaj bastisjeje. Ndërkaq, më herët ishte pikërisht avokati i Adil Behramajt i cili e konfirmoi bastisjen nga Prokuroria Speciale në banesën e ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi. Qerkini ishte shprehur se bastisja në banesën e Behramajt ka nisur rreth orës 08:30 të mëngjesit. “Mund të konfirmoj në cilësinë e avokatit të Behramajt se bastisja është në rrjedhje e sipër. Pa përfunduar bastisja s’mund të them asgjë. Bastisja ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit”, u shpreh ai. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Gjykimi Special Sot vazhdon konferenca përgatitore për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin 1 month