Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qerkini: Gjykata Speciale ka involvim të madh në procedurën e provave (VIDEO)

NULL NULL
03.04.2024 22:02
Rubikon, Klan Kosova 03.04.2024
Rubikon, Klan Kosova 03.04.2024

Avokati Artan Qerkini vlerëson se me aq sa ka pasur mundësi ta përcjellë dhe aq sa kanë qenë seancat publike në Gjykatën Speciale, e ka parë një involvim të madh të gjykatës në procedurën e provave.

“Sidomos në shtetet me traditë anglo-saksone, gjykata është menaxhuese e procesit dhe në fund vendimmarrëse, por nuk involvohet shumë në administrimin e provave sepse atëherë mund ta humb paanshmërinë e vetë”.

“Ka shkuar përtej menaxhimit sepse ka pasur raste ku më shumë ka parashtruar pyetje trupi gjykues, sesa vet prokuroria. Atëherë çdo involvim i trupit gjykues në administrimin e provave do t’i shkojë në favor njërës palë – ose prokurorisë, ose mbrojtjes. Në këtë rast gjykata do ta humbë paanshmërinë, dhe ideja pse gjykata duhet të përmbahet nga involvimi në procedurën e provave është se mund të duket se po e humb paanshmërinë, dhe me këtë jam befasuar”, deklaroi Qerkini në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.