Qeriqi: Fajet i ka Mustafa dhe Qeveria e tij NULL NULL 05/10/2015 05/10/2015 Xhevdet Qeriqi, kryetar i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës, se fajtor për pensionet e vogla është kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe Qeveria që ai udhëheqë. “Nga vet Mustafa na është premtuar se pensioni do të jetë 220 euro”, ka thënë Qeriqi, derisa faj të madh i ka lënë edhe komisionit për veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Mendoj se veteranët trajtohen si raste sociale. Problemi më i madh ka qenë te komisioni, ata kanë qenë përgjegjës për të identifikuar sa veteranë janë”. “Tre vjet kohë ka marrë procesi. Është e turpshme, të mos të trajtohen veteranët, plus në këtë ligj ka raste që luftëtarët janë përjashtuar nga lista”. “Mendoj se edhe organizata e veteranëve është dashur të jetë më insistuese në kërkesat e tyre”, ka thënë Qeriqi. Ai tha se prania e Thaçit në ambientet e zyrës për çështje të veteranëve në Qeveri, duke aplikuar për vërtetim është bërë më shumë për poenë politik”. “Të them të drejtën kish me qenë pamje ma e mirë, sikur të kishte marrë një vendim të mëhershëm, sepse procesi është zgjatur”, pohoi Qeriqi, duke komentuar fotografinë e Thaçit në Qeveri. klankosova.tv
Kosova Konfirmohet aktakuza ndaj Myhater Haskukës dhe tre ish-deputetëve për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend 3 minuta më parë