Qenushi ndjek ariun duke e larguar nga lagjja (VIDEO) NULL NULL 19.08.2022 11:59 19.08.2022 11:59 Kamera e sigurisë e shtëpisë së një gruaje nga Kolorado e ShBA-së kapi video të momentit kur një ari i zi që endej nëpër lagjen e saj u përzu nga qeni i vogël i një fqinji. Banorja e Castle Rock tha se kamera kapi video të ariut rreth orës 2:30 të mëngjesit të së mërkurës. Pamjet e tregojnë ariun duke ikur përtej shtëpisë së pronarit të kamerës. Pak çaste më vonë, shkaku i shqetësimit të ariut zbulohet: një qenush që ndjek ariun. Pronari i shtëpisë tha se qeni i përket fqinjit të saj. Nga Kolorado Parks and Wildlife paralajmëruan banorët se arinjtë në shtet po bëhen më aktivë teksa përgatiten për hibernim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.