Qentë sulmojnë një grup nxënësish në Çagllavicë (VIDEO)

Qentë sulmojnë një grup nxënësish në Çagllavicë (VIDEO)

NULL NULL
nga Dafina Jegeni-Krasniqi 1 month më parë

Një tufë qensh, ishte goxha e rrëmbyer dhe agresive paraditen e së enjtes.

Ata sulmuan një grup nxënësish  që po ktheheshin nga shkolla në shtëpitë e tyre në lagjen Çagllavica 2 në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Kur dëgjuan britmat e fëmijëve dhe të lehurat e qenve, prindërit thanë se dolën zbathur nga shtëpitë.

E kjo nuk është hera e parë që të vegjlit bëhen cak i sulmeve të këtyre kafshëve.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike, në komunën e Prishtinës, Medina Braha, tha se do ta paraqesë menjëherë rastin tek kompania që merret me trajtimin e tyre pasi ti kenë kapur nga vendet në të cilat qentë rinë e enden.