Qentë përmirësojnë shëndetin e zemrës, thotë shkenca NULL NULL 20.09.2019 08:55 20.09.2019 08:55 Të gjithë ata që kanë një qen në shtëpi, e dinë që jeta e tyre është më e bukur dhe e mirë. Studimet e fundit, të cilave u është referuar dritare.net, kanë vërtetuar se qeni, përveçse është një shok besnik, pronarët e tyre kanë tendencë të kenë shëndet më të mirë kardiovaskular dhe qëndrueshmëri fizike. Në një studim të quajtur “The Kardiovize Brno 2030”, kërkuesit studiuan 1769 persona nga Evropa Qendrore, të moshës 25 deri në 64 vjeç, 44.3% e tyre meshkuj, pa asnjë problem me zemrën. Brenda disa vitesh studiuesit krahasuan pronarët e qenve dhe njerëzit që kishin kafshë shtëpiake të tjera ose pa asnjë kafshë shtëpiake në të gjithë parametrat si shëndetin kardiovaskular, indeksin e masës trupore, dietën, nivelet e aktivitetit fizik, presionin e gjakut, pirjen e duhanit dhe nivelin e kolesterolit. Nga të gjithë pacientët, 24.3% kishin një qen, dhe rezultoi se ky grup njerëzish pi duhan më pak, ishin më aktiv fizikisht dhe kishin nivele ideale të glukozës në gjak dhe kolesterolit “të mirë”, krahasuar me pjesëmarrësit e tjerë. Këto dhe parametra të tjerë fizikë rezultuan në shëndet më të mirë kardiovaskular dhe rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës. Shkencëtarët e lidhin këtë me faktin, që nëse ti ke një qen, do apo nuk do, do ta nxjerrësh shëtitje. Në këtë mënyrë edhe trupi i njeriut është më aktiv fizikisht, sesa njerëzit e tjerë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 19 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 19 orë më parë