Qentë endacakë s’bartin sëmundje infektive - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qentë endacakë s’bartin sëmundje infektive

NULL NULL
15/06/2015

Një institut nga Universitet i Cyrihut në bashkëpunim me Departamentin e Mjekësisë Veterinare në Universitetin e Prishtinës dhe Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Kafshëve “ANIMA”, kanë realizuar një hulumtim rreth sëmundjeve parazitare në qentë endacak të Prishtinës, transmeton Klan Kosova.

“Parazitët e hulumtuar në qenë gjatë studimit ishin Leishmania infantum, Babesia canis, Dirofilaria immitis dhe Angiostrongylus spp”.

Sipas rezultateve të hulumtimit në  “91 mostra gjaku, të gjitha rezultuan negative në këta parazitë”.

Kjo përgënjeshtron besimin e qytetarëve të Kosovës se qentë endacak janë bartës të shumë sëmundjeve infektive dhe parazitare që kalojnë nga kafshët tek njeriu.