Qentë endacakë mbysin 2 dhi e 4 edha në Hajvali (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 10.08.2022 20:32 nga Flamur Gajtani 10.08.2022 20:32 Në mbrëmje i la jashtë stallës e brenda rrethojës shkaku i temperaturave të larta. Por i gjeti të ngordhura. 2 dhi e 4 edhat e Bujar Redenicës nga Sofalia e Prishtinës ishin pre e tetë qenve endacakë që ai thotë se sulmuan kopenë herët mëngjesin e së mërkurës, njofton Klan Kosova. As rrethoja e gjembat nuk e ndalën sulmin e qenve, nga i cili vetëm një dhi shpëtoi. Nga qentë shpëtuan 60 pulat, teksa dëmi i shkaktuar, për të është goxha i lartë. Në vendngjarje dolën edhe policia e Agjencia e Veterinarisë, që vetëm hartuan një procesverbal. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani takon Maqedoncin dhe Jasharin, diskutuan veprimet armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës 30/09/2023