18:06, 25 Qershor 2019

Rreth 50 dhenë mbrëmë janë mbytur dhe masakruar nga disa qenë endacak në një fermë në pronësi të familjes Uzeiri nga fshati Teferiç të Strugës.

Ky është rasti i dytë për vetëm dy ditë ndërsa brenda tre muajve, është rasti i tretë në këtë familje.

Për momentin, dëmi vlerësohet në mbi 12 mijë euro.

Nga gjithsej 140 dhen, tani u kanë mbetur vetëm 40.

Më tej shtojnë se nuk kanë kurrfarë ndihme nga asnjë institucion, shkruan Alsat-M përcjellë Klan Kosova.

Nga komuna e Strugës për Alsat njoftojnë se pronarët e dhenve deri më tani nuk kanë dorëzuar asnjë kërkesë apo ankesë pranë vetëqeverisjes lokale.

Inspektorati i veterinarisë gjatë kontrollit të parë në mars, ishte vërtetuar se lëndimet e shkaktuara janë bërë nga qentë endacak.

Atëherë, pronarët kishin dorëzuar padi pranë Komunës së Strugës dhe tani gjykohen me ndërmarrjen publike komunale, duke kërkuar kompensim për dëmin e pësuar.

Konkurs Pune

Lexo më shumë