Qeni shpëton nga kafazi i strehës në Alabama, shkatërron hollin (VIDEO) NULL NULL 18.05.2023 18:06 18.05.2023 18:06 Një strehë e kafshëve në Alabama të ShBA-së kishte “një vonesë të vogël” në hapjen për publikun në mëngjes, kur stafi mbërriti për të gjetur se një husky kishte dalë nga kafazi i tij dhe e kishte bërë tollovi vendin në nëpër holl. “Ne do të kemi një vonesë të lehtë këtë mëngjes për shkak të një husky që organizoi një festë mbrëmë në holl. Kompjuteri i tavolinës së përparme është shkatërruar së bashku me dosjet dhe dokumentet. Ai la në njëfarë mënyre dy qenë të dalin nga pas gjithashtu. Kështu që kemi një rrëmujë të madhe për të pastruar”, thanë nga Strehimi i Kafshëve të Qarkut Colbert në Tuscumbia në një postim në Facebook. Pamjet e kamerave të vëzhgimit e tregojnë qenin e quajtur Titan duke u ngjitur mbi tavolina dhe banakë, teksa shtyn sendet në dysheme dhe madje gris grilat e dritareve. “Ai është një qen kaq i ëmbël, përveç nëse jeni produkte letre”, shkruan streha në një postim vijues. Zyrtarët thanë se kohës së Titanit në “burgun e qenit” po i afrohet fundit, pasi ai tani po birësohet nga një familje e re që ka përvojë në frenimin e impulseve shkatërruese të huskive. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. @colbertanimalservices #party #fyp #dogsout #animalcontrol #longnight #cleanup #animalshelter #fun #hegotbored ♬ PARTY, PARTY – Lando The Fresh
Kuriozitete Brazilianes i merret kurora e miss-it, u filmua duke u përleshur me një tjetër për "ex-in" e saj (FOTO) 2 months
Kuriozitete Si njerëzit, edhe krimbat duan ushqimin e tyre të preferuar pas konsumimit të kanabisit, gjen studimi 1 month