Lajmet e fundit

Një qen i racës Australian Shepherd ka vendosur rekord botëror Guinness pasi kërceu mbi shpinën e 56 personave në vetëm 16 sekonda.
Tentativa u organizua nga ekipi i bejsbollit Edmonton Riverhawks, gjatë një ndeshjeje më 14 qershor në Alberta të Kanadasë, transmeton Klankosova.tv
Chardonnay, qeni katërvjeçar i Jennifer Fraser, duhej të kalonte mbi shpinën e tifozëve të rreshtuar në një vijë të drejtë në fushën e jashtme.
Rregullat e Guinness World Records lejonin që tentativa të zhvillohej brenda një minute, por Chardonnay e përfundoi sfidën në vetëm 16 sekonda, duke vendosur rekordin e ri botëror. /Klankosova.tv