Qeni i humbur rikthehet në shtëpi pas pesë vjetësh NULL NULL 4 months më parë 4 months më parë Një grua nga Nju Jorku, qeni i së cilës u zhduk pesë vjet më parë, u ribashkua me të kur kafsha shtëpiake u shfaq në një strehë 1 mijë e 600 kilometra larg në shtëpia. Jen Costa tha se bulldogu i saj i vjetër anglez, Azzurra, u zhduk pesë vjet më parë, menjëherë pasi ajo iu nënshtrua një operacioni për ta hequr kancerin në gjuhën e saj. “Babai im po e shikonte ndërsa unë isha në spital, por kur u ktheva në shtëpi, Azzurra dhe qeni tjetër Bruno ishin aty me mua. Rreth një ose dy muaj pas operacionit tim ajo u zhduk”, tha Costa për WBBJ-TV, transmeton Klan Kosova. Costa tha se zhdukja e Azzurrës i kontribuoi në një depresion të thellë të saj. Por, së fundmi u kontaktua nga Henderson City Animal Rescue, të cilët i thanë se Azzurra ishte gjetur. Strehimorja e gjeti informacionin e kontaktit të Kostës nga mikroçipi i qenit. “Isha ulur në karrigen e stilistit duke bërë prerje flokësh dhe pashë një email e fillova të qaja. Atij i duhej të ndalonte dhe të më jepte një pecetë për t’i fshirë lotët si dhe të më priste deri sa u qetësova për të vazhduar me procesin e prerjes”, tha Costa. Costa bëri udhëtimin nga Nju Jorku në Henderson dhe u ribashkua me Azzurran të premten.
Kosova Deklarohen sërish nga kompania që iu aksidentua autobusi në Austri: Pasagjerët janë dërguar në Gjermani 19.05.2022 11: 39