Qeni i bllokuar shpëtohet duke u joshur me një salsiçe të varur në dron (VIDEO) NULL NULL 23.01.2022 09:39 23.01.2022 09:39 Vullnetarët kanë shpëtuar një qen të arratisur, i rrezikuar nga balta e madhe, duke e joshur në siguri me salcice të sapo gatuara të lidhura me një dron. Millie, një qen shpëtimi u zhduk të enjten, derisa ishte për një shëtitje në Hampshire në jug të Anglisë. E paralajmëruar nga pronari i saj i shqetësuar, organizata vullnetare “Denmead Drone Search and Rescue” ngriti një dron për të gjurmuar Millien. Pasi mbuloi një distancë të madhe, qeni u bllokua në një hapësirë me baltë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Rojat bregdetare, shërbimet zjarrfikëse dhe policia u përpoqën gjithashtu ta kapnin atë, por për shkak se ishte shumë i trembur, përpjekjet për t’u afruar me të rrezikuan ta shtynin edhe më shumë. Më pas, ata e lidhën një salsiçe me një dron dhe në këtë formë qeni u shpëtua. https://edition.cnn.com/videos/world/2022/01/22/england-dog-sausage-drone-rescued-orig-jc.cnn?fbclid=IwAR3eW_IRnZXMfnSdWWhJ9ZqdXa3p0JD2zUnd_cHFOqZQ6liBn7upmp7DvTw *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.