Qëndroni me ''Portofol'', në radio Klan Kosova-FM (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qëndroni me ”Portofol”, në radio Klan Kosova-FM (VIDEO)

NULL NULL
28/11/2021

Radioja më e re në vend, radio Klan Kosova-FM, ka nisur sot transmetimin.

Sikurse në televizion e portal, edhe në radio, qytetarët tashmë do të kenë mundësinë të informohen edhe përmes emisioneve të larmishme dedikuar zhvillimeve dhe ngjarjeve që prekin direkt jetën e secilit.

Një ndër to, është emisioni dedikuar ekonomisë, i quajtur ”Portofol”, autor i së cilit është redaktori i Klankosova.tv, Liridon Zeqiri.

”Do të jetë emision njëjavor, do të përcjellim aktivitetet javore për ekonomi, si në vend, ashtu edhe në rajon dhe botë, dhe do të mundohemi t’i informojmë dëgjuesit e Klan Kosova-FM”.

”Ka shumë pak emisione sa i përket ekonomisë qoftë nëpër televizione, apo qoftë edhe në radio, dhe kjo më ka nxit që të kemi një emision për ekonominë”, u shpreh ai sot kur dhe filloi transmetimi i radios.

Ai ka bërë të ditur që radion dëgjuesit mund ta gjejnë edhe përmes aplikacionit, të njëjtën gjë së shpejti mund ta kenë edhe lexuesit e Klankosova.tv.

Detajet nga video më poshtë: