Qëndron Kastrati: Krejt i kemi pasë kundër edhe kemi dalë të parët

Qëndron Kastrati: Krejt i kemi pasë kundër edhe kemi dalë të parët

NULL NULL
2 months më parë

Kryetari aktual i Kamenicës, Qëndron Kastrati, po feston pas indikacioneve që e qesin të parin në zgjedhjet e sotme lokale për kryetar të kësaj komune.

“Krejt i kemi pasë të organizum kundër. Kena dalë të parët edhe krejt është meritë e juja si vullnetarë”, ka thënë Kastrati.

“Sinqerisht faleminderit shumë, e kemi dëshmu bashkë që e bëjmë të pamundurën edhe e arrijmë”.

Kastrati tha se progresi e ka mundur mentalitetin dhe logjikën që ka qenë më herët.

“Sipas informative tona, diferenca është diku rreth 2 për qind. Na jemi të parët”.