15:00, 12 Shkurt 2019

Shikimi i TV-së i vë fëmijët në rrezikun më të madh për obezitet në krahasim me aktivitetet e tjera joproduktive, ka gjetur një studim i ri.

Nëse fëmijët luajnë video lojëra, ushqehen apo janë pranë kompjuterit, kanë më shumë ndikim në peshën e tyre sesa kohëzgjatja e periudhës sa qëndrojnë ulur, thuhet në hulumtim.

Studiuesit thanë se ka nevojë urgjente për të ndryshuar sjelljet e fëmijëve joaktivë ose mbipeshë përpara se të jetë tepër vonë.

Një në pesë fëmijë fillon shkollën në Britani të Madhe duke qenë mbipeshë dhe një në pesë 6-19 vjeçarë janë mbipeshë në SHBA. Në Australi, shifrat janë më të larta, ku pothuajse një e katërta e fëmijëve të moshës 5-17 vjeç konsiderohen mbipeshë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë