Lajmet e fundit

Vizitën e gjashtë me radhë në Kosovë, i ra ta bënte në ditën kur pritej të mbahej një marsh i madh që kërkon liri e drejtësi, për katër nga themeluesit e UÇK-së.
Andaj presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, fjalimin e saj e nisi pikërisht duke folur për aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës Speciale të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
Shefja e KE-së thotë se verdikti i Hagës ka shkaktuar emocione të forta, dhe se çmon përgjigjen, siç e quan ajo, të matur të kryeministrit dhe liderëve tjerë politikë, duke shtuar mes tjerash se rezistenca e Kosovës nuk ishte në gjykim dhe se vendimi mund të apelohet.
Ndiqeni të plotë kronikën: