Qëndrimet e minoriteteve: Pakicat janë për zhbllokim të situatës (VIDEO) NULL NULL 15.06.2025 20:22 15.06.2025 20:22 Disa nuk e çojnë dorën për të parin, por ka që mbështetjen nuk ua japin tjerëve. As Vetëvendosja, e as paritë tjera shqiptare pa të edhe po u bënë bashkë, vota boll nuk kanë pa përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë. Megjithëse asnjëra palë nuk llogaritë në ato të Listës Serbe, një deputet që nuk vjen prej këtij subjekti por që i takon grupit më të madh të pakicave, nuk përjashton mundësinë se mund ta votoj një qeveri të partive ish-opozitare, anise deri tash qe ministër në kabinetin e Albin Kurtit. Në një tjetër deputet mund të llogarisin dyja palët, meqë nuk don të marrë epitetin e bllokuesit. Veç pos ekzekutivit të Kurtit, ajo që edhe tash kryen detyrën e zëvëndëses së tij, nuk ka votë për tjerët. Pas shpalosjes së planit 15 pikësh nga Lidhja Demokratike e Kosovës për Qeverinë e Unitetit Kombëtar, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kishte sfiduar partinë e tretë që ti sjellë 19 vota nga deputetet e vet, e pjesën tjetër ta siguroj ky për ta bërë qeverinë e ish-opozitës. Për më tepër ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandiq dridh Serbinë: Studentët të vendosin lule në Batajnicë, ku kishte varreza masive me shqiptarë (VIDEO) 15/06/2025