Qendra për arsim digjital organizon për herë të parë shkollën verore në Kosovë NULL NULL 10.07.2025 08:43 10.07.2025 08:43 Qendra për arsim digjital që ka për qëllim ngritjen e cilësisë në edukim përmes shfrytëzimit të teknologjisë arsimore, ka organizuar shkollën e parë verore, të quajtur “Intek”, për fëmijët nga mosha 9 deri 15 vjeç. Në “Ora Shtatë” për këtë shkollë verore kanë folur themeluesja Antigona Uka, dhe trajneri Erjon Vrella, transmeton Klankosova.tv. “Qendra për arsim digjital organizon edicionin e parë për shkollë verore, ku ne si qendër promovojmë integrimin e teknologjisë së shëndetshme në procesin arsimor. Shkolla verore fillon më 21 korrik. Si edicion i parë edhe ne sigurisht që jemi duke mësuar, kemi një ekip të madh, dhe do shohim se si do të shkojë. Po ashtu shkolla verore është e hapur për të gjithë Kosovën”, tha Uka. Sakaq, trajneri Vrella thotë se puna e tij do të iu ndihmojë fëmijëve të zhvillojnë kreativitetin në shumë tema të ndryshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj pret në takim Rohden, diskutojnë për zgjidhjen e bllokadës institucionale 4 orë më parë