Qendra Multimediale mllefoset me ministrinë, ia kthen 5 mijë euro (VIDEO)

Qendra Multimediale mllefoset me ministrinë, ia kthen 5 mijë euro (VIDEO)

NULL NULL
2 months më parë

Qendra Multimedia u kthen mbrapsht 5 mijë euro Ministrisë së Kulturës.

Ata po konsiderojnë se mungesa e subvencionimit të projektit ‘Balkan Bordello’ që është bashkëprodhim mes Qendrës Multimedia dhe teatrit eksperimental La Mamas në New York, është njëkohësisht mos vlerësim i punës 20 vjeçare të kësaj organizate.

Zyrtarët e Qendrës Multimedia kanë akuzuar Ministrinë e Kulturës se nuk e ka prioritet teatrin në Kosovë.

Ndërsa MKRS, fajin po ua lë kushteve procedurale që bien në kundërshtim me projektin përmes së cilës kjo OJQ ka aplikuar.

”Komisioni vlerësues gjatë shqyrtimit kanë vendosur që Festivali Polip i Multimedias të përkrahet, ndërsa projekti Bordel Ballkan përveç që nuk e ka kaluar vlerësimin administrativ në mungesë të dokumentacionit të nevojshëm, ka pasur edhe konflikt të hapur të interesit, meqë menaxher i projektit ka qene i paraparë Arif Muharremi, i cili njëkohësisht ka qene anëtar i komisionit vlerësues për shqyrtim të këtyre projekteve”, u shprehën zyrtarët e MKRS-së.

Por këtë përgjigjje drejtori i Qendrës Multimedia, Jeton Neziraj e cilëson armiqësore dhe jo të vërtetë.

Ndërsa Muharremi për Klan Kosovën u shpreh se ai është i angazhuar si individ ne cilesine e njohësit te kultures e jo si perfaqesues i OJQ-se.

Ai thotë se Ministria e Kulturës në lidhje me gjithë këtë mos vlerësim ka dhënë informata jo të sakta.

Kronikë e zgjeruar nga Sala Jashari.