12:39, 10 Shtator 2016

Në një organizim nga Qendra Hulumtuese për Zhvillimin e Kosovës, është thënë se procesi i privatizimit në Kosovë ka ngecur, njofton Klan Kosova.

Sipas juristit Sheqir Kutllovci, që ishte pjesë e tryezës shkencore me titull “Strategjitë kreative për zhvillimin ekonomik të Kosovës”, kjo ka ndodhur pasi që në shumicën e rasteve, në vend se të kontribuonte pozitivisht ne zhvillimin ekonomik, privatizimi ka pasur të metat e veta dhe nuk ka lënë ndonjë shenjë progresive në aspektin e rritjes së punësimit, por edhe të kualitetit.

Pastaj ka pasur edhe goxha parregullsi në të gjithë procesin e privatizimit të ndërmarrjeve, sipas Kutllovcit.

Tjetër çështje qe ka nevojë urgjente Kosova, sipas doktoreshës, Albena Reshitaj, pjesëmarrëse në këtë tryezë, është sistemi i sigurimit shëndetësor.

“Por jo vetëm kjo, edhe vet sistemi shëndetësor në vend ka nevojë të madhe për t’u ndryshuar e përmirësuar, sepse kushtet aktuale janë nën minimale, në krahasim me nevojat elementare të qytetarëve”, thotë Reshitaj.

Pjesë e tryezës ishte dhe lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, fondacioni i të cilit përkrahë këtë qendër.

Pacolli ka thënë se është e turpshme se si shteti i Kosovës jeton nga Doganat, fakt që tregon sa pasive është ekonomia e vendit.

Ndryshe, gjate kësaj tryeze të organizuar nga kjo Qendër, u diskutua edhe për një sërë preokupimesh tjera, si punësimi e investimet publike, mosshfrytëzimi i drejtë i kapitalit njerëzor, zgjidhja e problemeve ekonomike e deri tek mundësitë që ka Kosova për investim e zhvillim.

klankosova.tv

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë