Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qemal Minxhozi: Hekurudha Durrës-Prishtinë, akt e bashkim i jashtëzakonshëm (VIDEO)

NULL NULL
24.06.2022 14:57

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, vlerëson se shkëmbimet tregtare midis dy vendeve vitin aktual do të kalojnë gjysmë miliardi eurosh.

Ai këtë e ka thënë duke folur për mbledhjen e dy qeverive që u mbajt gjatë javës në Prishtinë.

“Pjesa më e madhe e marrëveshjeve kanë dhënë rezultate. Ekonomia ka qenë qëllimi kryesor yni i përbashkët për të rritur shkëmbimet tregtare në mënyrë të ndërsjellë. Nuk është pak që të rritemi, por ambiciet tona janë më tepër”, është shprehur Minxhozi në emisionin PORTOFOL në Klan Kosova FM.

Ai më tej ka thënë se projekt i jashtëzakonshëm mes dyja vendeve është ai i ndërtimit të hekurudhës Prishtinë-Durrës.

“Hekurudha është akt i jashtëzakonshëm ekonomik e njerëzor që do të thotë se do t’i zbresë tarifat e transportit, burokracitë… Bashkim i jashtëzakonshëm. Hekurudha e bën Kosovën po aq të rëndësishme aq sa Shqipërinë për transportin e mallrave në rajon”.

“Prishtina do të ketë degëzimet e saj me të gjitha pjesët e Ballkanit. Hap i jashtëzakonshëm e në kohën e duhur. Me të Kosova kthehet në epiqendër rajonale hekurudhore”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.