Lajmet e fundit

Një biznesmen i njohur bullgar dhe president i një klubi futbolli të ligës së parë u qëllua për vdekje në qytetin e Plovdivit herët të mërkurën, raportuan shërbimi informativ BNR dhe media të tjera lokale.
Iliyan Filipov – pronar i PIMK-së, një prej kompanive më të mëdha të transportit dhe logjistikës në Bullgari, si dhe aksioner shumice i klubit të futbollit "Botev Plovdiv" – u vra pas mesnate në një pronë të tijën në qytet, sipas raportimeve, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Policia bëri të ditur se forcat e rendit kishin bllokuar pikat kryesore të hyrjes dhe daljes në Plovdiv, qytet që ndodhet rreth 145 kilometra në juglindje të kryeqytetit, Sofje.
"Ne po ndjekim në mënyrë aktive të gjitha pistat e mundshme," deklaroi në një konferencë për shtyp prokurorja e qarkut të Plovdivit, Vanya Hristeva.