Qëllohet godina me molotov në protestën te Bashkia Tiranë, shoqërohen dy persona NULL NULL 26.04.2024 17:24 26.04.2024 17:24 Këtë të premte është zhvilluar protesta e katërt në ambientet e jashtme të Bashkisë Tiranë. Euronews Albania bën me dije se dy protestues janë ndaluar në nisje të tubimit, pasi atyre u janë gjetur lëndë piroteknike nga policët. Të dy ishin në kërkim për protestën e javës së kaluar, pasi hodhën molotov në drejtim të Bashkisë. Protesta, e iniciuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe e mbështetur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë, vjen pas arrestimeve të disa zyrtarëve të bashkisë, nga SPAK, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”. Një numër i lartë forcave të policisë rrethuan zonën. Të pranishëm në protestë ishin përfaqësues të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak dhe përfaqësues nga Aleanca për Teatrin. Në një moment pati tensione mes protestuesve dhe policisë, ku u qëllua me motolov në ambientet e jashtme të bashkisë. Me pankarta në duar, protestuesit u përplasën fizikisht me efektivët e policisë, të cilët ishin vendosur aty për mbarëvajtjen e tubimit. /euronews.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Gazetarja Behluli tregon se pse Kamberi ka vendosur ta bojkotojë Kuvendin e Serbisë? (VIDEO) 8 minuta më parë
Kosova Krasniqi pas takimit me Osmanin: Rikonfirmova gatishmërinë e PDK-së për gjetjen e një zgjidhjeje 8 minuta më parë
Kosova Ambasada gjermane, Serbisë: Rregullo shtëpinë tënde para se ta qortosh Kosovën 20 minuta më parë