Lajmet e fundit
Gruaja e cila dyshohet se ka sulmuar dhe ndjekur fëmijët me sëpatë në një park të qytetit, raportohet se është 45-vjeçare.
Policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar të dyshuarën, ndërsa Prokuroria ka deklaruar se e dyshuara nuk ka diagnozë për probleme të shëndetit mendor, transmeton Klankosova.tv.
Psikologia Marsela Lekli, në emisionin “Ora Shtatë”, tha se këto raste duhet të trajtohen me seriozitetin më të madh.
“Është në një moshë që nuk mund të themi që s’ka pasur çrregullime të sjelljes, nuk mund të themi që nuk ka pasur çrregullime të shëndetit mendor, sepse një njeri i moshës 45, apo edhe më “i ri”, mund të merrte një hap të tillë, dhe ajo e ka marrë me qëllim që t’i dëmtonte ata fëmijë, jo për t’i trembur. Dhe në momentin që nuk ka arritur t’i dëmtojë fëmijët, ka arritur ta dëmtojë pjesën e parkut. Aty ajo ka shkarkuar të gjithë energjinë e saj negative. Këto janë raste që duhet trajtuar dhe duhet të merren më me seriozitet”, tha ajo.