Qelizat ‘e pavdekshme’ të një gruaje që ndryshuan botën NULL NULL 08.08.2022 23:53 08.08.2022 23:53 Henrietta Lacks ishte një grua afriko-amerikane e varfër, që punonte në fermat e duhanit e cila u rritë në Virxhinian Jugore. Dhe në vitin 1951 Henrietta u diagnostifikua me kancer në mitër. Për shkak se këto ishin vitet e ndarjes raciale, Henrietta shkoi në të vetmin spital që trajtonte pacientet afriko-amerikanë në John Hopkins. Para trajtimit të tumorit dhe pa dijeninë e Henriettës, mjeku që ishte duke e operuar mori një pjesë të tumorit dhe e dërgoi në laboratorin e George Gey, i cili ishte duke hulumtuar për kulturën indore. Gey ishte munduar për dekada të rriste qeliza njerëzore jashtë trupit por nuk kishte arritur asnjëherë dhe për arsye që akoma nuk dihen, janë mister, qelizat e Henriettës nuk vdiqën asnjeherë, transmeton KlanKosova.tv. Qelizat dyfishoheshin në numër çdo 24 orë dhe kështu George Gey e kuptoi që kishte linjën e parë qelizore të pavdekshme që do të thotë se këto qeliza do të rriten dhe të ndahen pafundësisht. Për fat të mirë George Gey nuk i mbajti këto qeliza vetëm për vete, ato i mori secili hulumtues që dëshironte, dhe brenda një kohe të shkurtë u shpërndanë në të gjithë botën, duke krijuar gjënë më të mirë që ka mundur t’i ndodhë mjekësisë. Këto qeliza u përdorën për të krijuar vaksinën kundër polios, u dërguan në hapësirë për të parë se çfarë ndodh me qelizat njerëzore në gravitet 0. Gjithashtu qelizat e Henriettës u përdorën për të krijuar edhe medikamente të rëndësishme të kancerit si Vincristine dhe Tamoxifen. Qelizat e saj janë të parat që janë klonuar, dhe gjenet e saj janë të parat që janë hartuar. Fertilizimi in vitro është krijuar nga qelizat e saj po ashtu. Lirisht mund të themi që të gjithë vaksinat që marrim sot mund të gjurmohen prapa tek qelizat e Henriettës. Nuk ka person që nuk ka përfituar nga hulumtimet që janë bërë në këto qeliza. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.