Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qela: S’ishte puna jonë t’i bindim deputetët ta votojnë Demarkacionin, por ta dokumentojmë territorin

NULL NULL
24.02.2017 10:42

Se a do ta votojnë deputetët e Kosovës Demarkacionin me Malin e Zi tash pas matjes së territorit dhe konstatimit që Kosova nuk humbë tokë, nuk është çështje me të cilën merret Komisioni i angazhuar për këtë punë, ka thënë Tomor Qela, zëdhënësi i Komisionit për Matjen e Territorit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Komisioni për matjen e territorit nuk e ka pasur as detyrë dhe as qëllim që të ndihmojë punën e qeverisë për të bindur deputetët për ta votuar Demarkacionin”, ka thënë Qela në një konferencë për media.

“Ne e kemi pasur për obligim ta dokumentojmë sipërfaqen e Kosovës dhe këtë e kemi bërë, se si do të vendosin politikanët është çështje e tyre dhe ne nuk interferojmë në këtë”.

Qela ka ripërsëritur se puna e kryer nga komisioni ka qenë shumë profesionale dhe ka ftuar të gjithë që ta shikojnë dokumentacionin e nxjerrur nga ta pas punës, sipas tij, profesionale që është kryer.

“Ejani dhe shikojeni këtë dokumentacion të vlefshëm, sepse është në interesin e të gjithëve. Ata që duan të bashkëpunojnë në të mirën e shtetit dhe të shkencës ejani”.

I pyetur se a janë marrë parasysh dokumentet e banorëve të zonës ku kufiri është i kontestuar, Qela ka pohuar se asnjë nga dokumentet e banorëve nuk është se ka prodhuar ndonjë fakt të ri.

“Banorët nuk kanë dokumentuar që versioni i tyre është i saktë. Kanë shpalosur disa vendime të gjykatave, por ne nuk kemi mundur të sigurojmë një përputhshmëri të dokumentacionit të tyre me të dhëna administrative”.

klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.